Napoli synon Simon Kjaerin e Fenerbahces dhe mbrojtësin e Benficas, Victor Lindelof si alternativa ndaj Nikola Maksimovicit të Torinos.
Napoli nuk e kanë marrë një detyrë të lehtë, pasi kanë përpara përpjekjet për të përforcuar mbrojtjen e tyre qendrore.
Me Torino, që ngurron për të shitur Maksimovic edhe për 20 milionë euro, presidenti Aurelio De Laurentiis është duke shqyrtuar opsione të tjera për qendërmbrojtës.
Sipas Gazzetta dello Sport, dy objektivat e tij kryesore janë dy skandinavët, Kjaer i Fenerbahces dhe Lindelof i Benficas.
Megjithatë, në të dyja rastet klubet nuk janë të gatshëm për të shitur dhe duket se marrëveshja nuk do të jetë shumë më e lehtë për të mbyllur ashtu sikurse ajo për Maksimovic. /Telegrafi/