Telegrafi

Napoli mund të ofrojë 65 milionë euro plus Milik për Icardin

Napoli është duke shqyrtuar një ofertë të lartë për të tentuar transferimin e Mauro Icardit nga Interi këtë verë.

Me vetëm dy javë të mbetura deri në mbylljen e afatit kalimtar, Napoli po rrit përpjekjet e tyre për të nënshkruar me yllin e Interit.

Argjentinasi duket se do të largohet përfundimisht nga Giuseppe Meazza pas një vere spekulimesh për të ardhmen e tij.

Lexo po ashtu Napoli nuk heq dorë nga transferimi i Icardit

Napoli është etur për të nënshkruar sulmuesin dhe janë të gatshëm të tentojnë një ofertë të madhe, e cila duket e pa-refuzueshme.

Icardi gjatë një ndeshje ndaj Napolit (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Napoli mund të ofrojë 65 milionë euro  plus shërbimet e Arkadiusz Milik për të siguruar Icardin.

Mediumi italian gjithashtu shton se Icardi do të preferonte një transferim te Juventusi, të cilët gjithashtu janë të interesuar për transferimin. /Telegrafi/