Napoli është duke shqyrtuar një ofertë të lartë për të tentuar transferimin e Mauro Icardit nga Interi këtë verë.
Me vetëm dy javë të mbetura deri në mbylljen e afatit kalimtar, Napoli po rrit përpjekjet e tyre për të nënshkruar me yllin e Interit.
Argjentinasi duket se do të largohet përfundimisht nga Giuseppe Meazza pas një vere spekulimesh për të ardhmen e tij.
Napoli është etur për të nënshkruar sulmuesin dhe janë të gatshëm të tentojnë një ofertë të madhe, e cila duket e pa-refuzueshme.
Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Napoli mund të ofrojë 65 milionë euro plus shërbimet e Arkadiusz Milik për të siguruar Icardin.
Mediumi italian gjithashtu shton se Icardi do të preferonte një transferim te Juventusi, të cilët gjithashtu janë të interesuar për transferimin. /Telegrafi/