Telegrafi

Napoli kërkon Suson e Milanit

MILAN, ITALY - NOVEMBER 20: Fernandez Suso of AC Milan celebrates his second goal during the Serie A match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on November 20, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Napoli ka shfaqur interes për yllin e ri të Milan, Suso.

Spanjolli u transferua në Milano për vetëm 1.3 milionë euro në janar 2015 dhe pas huazimit te Genoa, ka shkëlqyer në radhët e kuqezinjve.

Në këtë sezon 23-vjeçari ka kontribuar me 7 gola dhe 11 asiste në 35 ndeshje konkurruese për Milanin.

Suso, ka “luftuar” deri tani për të rënë dakord me kushtet personale për një kontratë të re, pasi marrëveshja aktuale do të mbarojë në qershor të vitit 2019.

Napoli, ka në fokus 23-vjeçarin ndërkombëtar, i cili do të jetë një alternativë për Jose Callejon, nëse spanjolli vendos të largohet. /Telegrafi/