Site icon Telegrafi

Napoli ka ofruar 50 milionë euro për Icardin, por Interi kërkon shumë më tepër

Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Napoli ka ofruar 50 milionë euro për Mauro Icardin, mirëpo Interi ka vendosur ta shesë vetëm për 80 milionë euro, në mënyrë që ta blejë Romelu Lukakun – raporton Tuttomercatoweb.

Nerazzurrët ia kanë bërë të qartë argjentinasit se nuk është në planet e tyre dhe nuk e kanë përfshirë në turneun parasezonal në Azi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mauro Icardi

Në ndërkohë, vlera e tij në treg ka rënë dukshëm, nga 110 milionë euro sa ishte në verën e kaluar, në 60-70 milionë euro.

Duke u bazuar në këtë, Napoli ka bërë ofertë formale në vlerë prej 50 milionë eurosh, mirëpo Interi e ka refuzuar dhe nuk dëshiron të bisedojë për një shumë më të vogël se 80 milionë euro.

Nga ana tjetër, Juventusi është duke e pritur muajin gusht për të ofruar 40 milionë euro për Icardin, i cili e ka bërë të qartë se dëshiron të luajë te kampioni i Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version