Telegrafi

Napoli ka marrëveshje personale me Belottin, i ofron 50 milionë euro Torinos

Andrea Belotti (Getty Images)

Mediat italiane njoftojnë se Napoli ka rënë dakord me një marrëveshje me Andrea Belottin dhe janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro te Torino.

Sulmuesi italian ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro në kontratën e tij për klubet jashtë Italisë.

Por, pas një lëndimi jo të lehtë në sezonin 2017-18, ku Belotti hasi edhe në vështirësi të golave, vlera e tij ka rënë.

Lexo po ashtu Klauzolat më të mëdha në Serie A, komandon Icardi

Sipas SportItalia, një marrëveshje është arritur midis Napolit dhe sulmuesit të njohur si Il Gallo për një kontratë pesëvjeçare me vlerë 3.5 milionë euro për sezonin.

Belotti gjatë një ndeshje ndaj Juventusit (Getty Images)

Vetë Belotti do të ishte i hapur për këtë transferim, por Torino po kërkon 65 milionë euro për të shitur asetin e tyre të çmuar.

Napoli janë të gatshëm të ofrojnë vetëm 50 milionë euro, por një marrëveshje mund të bëhet e mundur në shifrën rreth 60 milionë euro.

Lexo po ashtu Milani planifikon oferta për Benzeman, Dzekon dhe Belottin

Klubi Granata mund të provojë të mbaj sulmuesin e tyre, por do t’ju duhet të ofrojnë një rritje të madhe të rrogës së tij aktuale.

Për Belottin në të kaluarën interesim ka shprehur edhe Milani në Serie A dhe Manchester United në Ligën Premier. /Telegrafi/