Site icon Telegrafi

Napoli ka bllokuar transferimin e Hysajt te Atletico, shqiptari tani kërkohet në Gjermani dhe Rusi

Elseid Hysaj. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Mediat italiane raportuan ditë më parë se Napoli dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshje për transferimin e Elseid Hysajt në Spanjë.

Por tani është klubi italian që nuk është pajtuar me disa gjëra dhe transferimi ende nuk është kompletuar.

Duke parë ngërçin mes dy ekipeve, tanimë në garë për Hysajn janë futur edhe dy skuadra tjera.

Elseid Hysaj. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Fjala është për gjigantin rus Zenit St Petersburg që po mendon afrimin e shqiptarit në skuadër.

Në anën tjetër interesim për shkodranin ka shfaqur edhe klubi i madh gjerman Schalke 04.

Napoli është gati ta lë të lirë mbrojtësin shqiptar të largohet, por po kërkon rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version