Napoli është i interesuar në transferimin e Susos nëse nuk arrin të bjerë dakord me një kontratë të re me Milanin.
Anësori spanjoll u bashkua me Milanin nga Liverpooli për vetëm 1.3 milionë euro në janar të vitit 2015 dhe me të vërtetë bëri një ndikim pas një huazimi në Genoa.
Ky sezon ka qenë i suksesshëm për spanjollin pasi ka kontribuar me shtatë gola dhe 11 asistime në 35 ndeshje konkurruese për Milanin.
Suso deri më tani ka luftuar për të rënë dakord me kushtet për një kontratë të re, pasi marrëveshja e tij aktuale ka ardhur drejt skadimin në qershor të vitit 2019.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Napoli ka vendosur shikimin e tyre te 23-vjeçari i Spanjës, i cili do të ishte një alternativë e mirë për Jose Callejon. /Telegrafi/