Telegrafi

Napoli interesohet për Icardin

Napoli thuhet se po tenton të transferojë Mauro Icardin në afatin kalimtar të kësaj vere.

Sulmuesi argjentinas është aktualisht në huazim nga Interi te Paris Saint-Germain, derisa këta të fundit kanë të drejtën për të blerë kartonin e tij.

Sipas mediave në Itali, Napoli po tenton t’i bind Nerazzurët që ta shesin Icardin tek ta dhe jo te skuadra franceze.

Aurelio de Laurentiss thuhet se e ka bërë prioritet transferimin e lojtarit, mirëpo në garë për të është edhe Juventusit.

Lexo po ashtu Juventusi ende e dëshiron transferimin e Icardit, mund t’i ofrojë PSG-s shërbimet e Dybalas në këmbim

Ditë më parë është raportuar se Zonja e Vjetër është e hapur që të ofrojë Paulo Dybalan në këmbim të shërbimeve të argjentinasit.

Në rast se PSG nuk bindet nga ajo ofertë, atëherë do të futet Miralem Pjanic dhe një shumë e parave. /Telegrafi/