Napoli thuhet se po tenton të transferojë Mauro Icardin në afatin kalimtar të kësaj vere.
Sulmuesi argjentinas është aktualisht në huazim nga Interi te Paris Saint-Germain, derisa këta të fundit kanë të drejtën për të blerë kartonin e tij.
Sipas mediave në Itali, Napoli po tenton t’i bind Nerazzurët që ta shesin Icardin tek ta dhe jo te skuadra franceze.
Aurelio de Laurentiss thuhet se e ka bërë prioritet transferimin e lojtarit, mirëpo në garë për të është edhe Juventusit.
Ditë më parë është raportuar se Zonja e Vjetër është e hapur që të ofrojë Paulo Dybalan në këmbim të shërbimeve të argjentinasit.
Në rast se PSG nuk bindet nga ajo ofertë, atëherë do të futet Miralem Pjanic dhe një shumë e parave. /Telegrafi/