Telegrafi

Napoli i hapur për shkëmbimin Icardi-Insigne

Lorenzo Insigne, Mauro Icardi (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Roma dhe Juventus nuk janë klubet e vetme që i duan shërbimet e Mauro Icardit, pasi në garë është përfshirë edhe Napolit – bën të ditur Corriere dello Sport.

Sipas gazetës italiane, Partenopei janë të interesuar që ta ofrojnë Lorenzo Insignen në një marrëveshje shkëmbimi me sulmuesin argjentinas.

Mauro Icardi (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Është raportuar se trajneri i ri i Interit, Antonio Conte, nuk e dëshiron Icardin në skuadër, pasi e konsideron të dëmshëm për frymën ekipore të zikaltërve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mauro Icardi

Sky Sport Italia, Adnkronos dhe Goal.com kanë njoftuar se Roma është në bisedime të avancuara për shërbimet e sulmuesit, për të cilin mund ta përfshijë në marrëveshje shkëmbimi ndonjërin nga lojtarët, Edin Dzeko, Aleksandar Kolarov apo Stephan El Shaarawy.

Lorenzo Insigne (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Sidoqoftë, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka lënë të të kuptohet se mund ta përfshijë Insignen në ofertën për transferimin e Icardit, të cilin e kishte kërkuar edhe para tre vitesh. /Telegrafi/