Napoli thuhet se do të ofrojë 55 milionë euro plus Adam Ounas për sulmuesin e Lille, Nicolas Pepe, por Interi tashmë ka ofruar 80 milionë euro duke përfshirë edhe bonuse.
Sipas gazetarit të Sportitalia, Alfredo Pedulla, këmbëngulja e Napolit për një marrëveshje huazimi për James Rodriguez është sepse ata janë të gatshëm të shpenzojnë paratë në Pepen.
Pedulla shpjegon se Napoli po punon për një marrëveshje tash e ‘disa kohë’, madje edhe para interesimit të tyre për James, dhe kanë vendosur të bëjnë një ofertë prej 50-55 milion euro plus shërbimet e Ounas.
Pavarësisht se luajti shumë pak në dy vitet e tij në San Paolo, Ounas ka kapur syrin gjatë shkëlqimit me Algjerinë në Kupën e Kombeve të Afrikës me dy gola dhe dy asistime.
Megjithatë, gazeta L’Equipe pretendon se Inter, së bashku me Arsenalin dhe Liverpoolin, tashmë kanë dërguar oferta formale te francezët e Lille.
Gazeta gjithashtu thekson se klubi francez do të kontaktojë Napolin ose Atletico Madridin nëse Pepe nuk dëshiron të bashkohet me ndonjë prej treshes së lartpërmendur, për të parë nëse ata janë të gatshëm të përputhen me ofertat prej 80 milionë eurosh.
Ylli i Bregut të Fildishtë shënoi 23 gola gjatë sezonit 2018-19, duke ndihmuar skuadrën e tij të përfundojë në vendin e dytë në Ligue 1. /Telegrafi/