Telegrafi

Napoli dhe Interi i bashkohen garës për Iscon

Isco Alarcon (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Napoli dhe Interi i janë bashkuar garës për të nënshkruar me mesfushorin e Real Madridit, Isco.

Isco ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim nga Bernabeu pasi po has në vështirësi për të gjetur vend në skemat e Santiago Solarit.

Kjo situatë e tij ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të shprehin interesim për mesfushorin kreativ spanjoll.

Lexo po ashtu Isco kërkon largimin nga Real Madridi, alarmohet Man City

Klubi i madh italian Juventusi është njëra nga skuadrat që e pëlqen më shumë lojtarin, por tani do të kenë konkurrencë nga rivalët italianë.

Sipas mediumit Corriere della Sera, Napoli dhe Interi i janë bashkuar garës për transferimin e Iscos.

Gazeta shpjegon se ai mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me Mauro Icardin, derisa për tek Juventusi do të donin Alex Sandron në shkëmbim.

Lexo po ashtu Jo vetëm Isco dhe Icardi probleme me klubet - Pesë super yje që janë 'harruar' nga klubet e tyre dhe po e presin afatin kalimtar veror

Megjithatë, edhe trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti është i etur për t’u ribashkuar me ish-lojtarin e tij dhe kjo mund të ndikoj në këtë sagë.

26-vjeçari spanjoll nuk luajti asnjë minutë në humbjen 3-0 në El Clasico të Real Madridit ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Copa del Rey të mërkurën. /Telegrafi/