Napoli është nikoqir i Arsenali në ndeshjen e dytë të Ligës së Evropës, e cila do të zhvillohet në San Paolo.
Topçinjtë kanë shënuar fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Emirates duke krijuar një epërsi komode.
Megjithatë, napolitanët do të tentojnë deri në fund përmbysjen e këtij rezultati, i cili sipas tyre nuk duket i pamundur.
Trajneri Carlo Ancelotti pritet të luajë në këtë ndeshje me formacionin më të mirë të mundshëm, ku në mbrojtje spikat shqiptari Elseid Hysaj, ndërsa sulmi do të përbëhet nga Arkadiusz Milik dhe Lorenzo Insigne.
Në anën tjetër, Unai Emery gjithashtu pritet të rreshtojë formacionin e tij më të mirë, por me disa ndryshime të vogla nga ndeshja e parë.
Our road to Baku continues…
IT'S MATCHDAY 👊
🏆 #UEL pic.twitter.com/1jt8JIzlSI
— Arsenal (@Arsenal) April 18, 2019
Granit Xhaka pritet të kthehet në mesfushë si partner i Lucas Torreiras, ndërsa Aaron Ramsey do të avancohet paksa. Shkodran Mustafi mendohet se do ta nis nga banka këtë ndeshje.
Formacionet e mundshme:
Napoli: Meret; Hysaj, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Zielinski, Fabian; Insigne, Milik
Arsenal: Cech; Sokratis, Koscielny, Monreal; Maitland-Niles, Torreira, Xhaka, Kolasinac; Ozil, Ramsey; Aubameyang
/Telegrafi/