Telegrafi

Napoli afër finalizimit të transferimit të Politanos

during the Serie A match between US Sassuolo and Genoa CFC at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on September 18, 2016 in Reggio nell'Emilia, Italy.

Napoli thuhet se është afër një marrëveshje për Matteo Politanon e Sassuolos, për 18 milionë euro plus shërbimet e talentit Adam Ounas në huazim.

Sassuolo nuk ishin të gatshëm të shesin anësorin këtë muaj, por ai është lidhur gjithnjë e më shumë me një largim.

Mendohet se Juventusi është i interesuar ta nënshkruajë atë, por drejtori i përgjithshëm Giuseppe Marotta konfirmoi sot (e hënë) se nuk do të bëjnë ndonjë transferim në janar.

Lexo po ashtu Juventusi ofron 25 milionë euro për Politanon

Tani mediumi Sky Italia raporton se një marrëveshje me Napolin është afër, kryesisht falë dëshirës së Politanos për të bërë këtë lëvizje.

Politano gjatë një aksioni ndaj Interit këtë sezon (Getty Images)

Napoli do të ofrojë 18 milionë euro, si dhe dërgimin e Ounas në huazim në Stadiumin Mapei për 18 muajt e ardhshëm.

Lexo po ashtu Skuadrat e mëdha italiane në garë për Politanon

Sassuolo dëshiron më shumë në aspektin e çmimit të transferimit, por hendeku mund të ndërpritet mjaft lehtë sepse Politano është i vendosur të shkojë në Napoli.

Ndryshe, 24-vjeçari italiane në këtë sezon ka zhvilluar 18 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar katër gola dhe disa asistime. /Telegrafi/