Luis Nani ka thënë se nuk do të befasohej të shihte yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, që përfundimisht të transferohej në SHBA dhe të luante në Mayor League Soccer (MLS).
Nani ka luajtur për Orlando Cityn që nga viti 2019 dhe do befason se kampioni amerikan i futbollit do t’i përshtatej edhe mikut të tij Ronaldo.
Portugezi ka luajtur me Ronaldon gjatë kohës së tij te Manchester United dhe ka thënë se ylli i Juventusit në të kaluarën ka folur për një transferim në MLS.
“Dy vjet më parë, Cristiano më tha se ndoshta do të përfundojë duke luajtur në Amerikë. Ai nuk është 100 për qind i sigurt, por ekziston mundësia që të ndodhë”, ka thënë fillimisht Nani.
“MLS është një ligë e madhe. Sigurisht, ka disa pika ku ende duhet të përmirësohemi, duke përfshirë cilësinë e lojtarëve. Por, ka disa ekipe fantastike, të organizuara shumë mirë, me trajnerë të mëdhenj dhe lojtarë të mëdhenj”.
“Mund ta shihni atë sezon pas sezoni gjërat po bëhen më mirë dhe më mirë. Unë mendoj se i kemi të gjitha kushtet për t’u bërë një kampionat i madh, në fund të fundit ne jemi në një vend të madh, dhe është vetëm një çështje për tu përmirësuar dhe për të mos pasur frikë të bëjmë gjithnjë e më shumë”, përfundoi portugezi.
Ndryshe, Ronaldo gjatë ditëve të fundit është lidhur shumë me një largim nga Juventusi, por ka reaguar me anë të një postimi duke mohuar pretendimet. /Telegrafi/