Site icon Telegrafi

Najçevska: Gruevski është njeri i lirë, por vetëm në territorin e Hungarisë

Azili i marrë nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski i jep atij të drejtën për të lëvizur lirshëm vetëm në territorin hungarez, por jo më tej, shpjegon profesorja e të drejtave të njeriut Mirjana Najçevska.

Nëse ai largohet nga Hungaria, një urdhër arresti ndërkombëtar do të aktivizohet dhe ai do të arrestohet siç u arrestua kryeministri kroat Sanader, kur ai shkoi në Austri.

“Fakti që ai u është dhënë azil nuk e bën Gruevskin një njeri të lirë. Tani në kërkesën për ekstradim, qeveria duhet të sfidojë të gjitha këto akuza, sepse i është dhënë azil nga një vend me të kuptuarit e çuditshëm të demokracisë”, thotë Mirjana Najçevska për televizionin “Nova”.

Për Najçevskën, marrja e azilit është “është lojë e hapur e politikës dhe e drejtë ligjore”.

“Nëse nuk ka sukses tani të ekstradohet, pres që me përafrimin me BE-në, autoritetet të presin që Gruevski që të kthehet dhe të përballet me dënimin me burg”, thotë Najçevska.

Ish-kryeministri Gruevski në kërkesën për azil ndaj autoriteteve hungareze ka deklaruar se jeta e tij është në rrezik dhe se është viktimë e persekutimit politik./Telegrafi/

Exit mobile version