Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan ka shpjeguar pse ai hodhi poshtë transferimet e tij në Inter, Chelsea dhe Kinë në të kaluarën.
Nainggolan ka qenë i lidhur me transferime fitimprurëse në treshen e skuadrave të lartpërmendura gjatë dy viteve të fundit, por belgu përfundimisht mbete te Roma, ku ai pranon se është më i lumtur.
“Inter? Kishte interesim, pres tyre sepse trajneri më vlerëson dhe anasjelltas, edhe pse keni shkruar 1000 tregime për të… por le ta harrojmë”, ka thënë fillimisht Nainggolan për Il Tempo.
“Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me Spallettin. Ai më ka vënë në gjendjen më të mirë për të shprehur veten, por në fund të fundit nuk ka pasur asnjë shans që unë të largohem nga Roma”.
“Nuk është se unë dua të shkoj atje. Kishte interes, por asgjë konkrete. Nuk kishte asnjë ofertë, por thuhej se ‘Spalletti e donte Nainggolanin, Strootmanin etj’. Ishin kryesisht thashetheme gazetash”.
“Kina? Kishte diçka të vogël, edhe pse asgjë nuk ishte serioze. Do të isha një gënjeshtar nëse them se paratë nuk më interesojnë. Jam 30 vjeç…”.
“Megjithatë, e vërteta është se në të kaluarën unë hodha poshtë oferta të rëndësishme”.
“Dy vjet më parë unë mund të shkoja në Chelsea dhe të fitoj më shumë, por për mua nuk ka të bëjë gjithçka me të holla”, përfundoi belgu. /Telegrafi/