Site icon Telegrafi

Nainggolan u kërkon falje tifozëve pas gabimit ndaj Liverpoolit

Radja Nainggolan (Getty Images)

Radja Nainggolan shënoi dy gola, por u kërkoi falje tifozëve të Romës për gabimin e tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin.

Giallorossët fituan 4-2 në mbrëmjen e së mërkurës ndaj Reds, por u eliminuan në fund me rezultat përfundimtar 7-6 në dy gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Mesfushori belg, Nainggolan shënoi dy gola për ekipin italian, por bëri një gabim tek goli i parë i Reds i shënuar nga Sadio Mane.

Lexo po ashtu Liverpooli eliminon Romën, sfidon Realin në finale

Kjo ka bërë që belgu të ndihet fajtor dhe të kërkoj falje tek tifozët pas ndeshjes.

“Jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi…” shkroi fillimisht Nainggolan në profilin e tij në Instagram.

“Më vjen keq për gabimin që peshonte rëndë në rezultatin përfundimtar…”

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Roma 4-2 Liverpool, Mane dhe Nainggolan me vlerësime të larta

“Ne vazhdojmë përpara… Forca Roma”, përfundoi mesfushori belg.

Megjithatë, sezoni i Romës mund të cilësohet i suksesshëm, pasi përveç që gjendet mes katër më të mirëve të Evropës, është afër të sigurojë edhe kualifikimin për sezonin e ardhshëm me vendin e tretë në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version