Radja Nainggolan do t’i japë fund aventurës 17 vjeçare në futbollin italian për tu transferuar në Turqi.
Mesfushori belg kishte mbërritur në Itali si 16 vjeçar në vitin 2004 tek të rinjtë e Piacenzes dhe që nga ajo kohë nuk është larguar nga Italia.
Ai ka luajtur për ekipin e parë të Piacenzas deri në vitin 2010, para se të transferohej te Cagliari e pastaj te Roma e Inter.
Dy vitet e fundit Ninja i ka kaluar si i huazuar te Cagliari, por duket se më në fund ai ka vendosur të largohet nga futbolli italian.
Kampioni në fuqi i Turqisë, Besiktas ka nisur negociatat me agjentët e lojtarit dhe është shumë pranë t’i sigurojë shërbimet e tij.
33-vjeçari ka pranuar transfeirmin në Stamboll, ku e pret një kontratë dy vjeçare me pagë prej 3,5 milionë eurove në sezon.
Por tani i mbetet klubit turk ta bind Interin të heqë dorë nga lojtari i cili ka kontratë me Neroazzurët deri në verën e vitit 2022. /Telegrafi/