Radja Nainggolan ka pranuar se largimi nga Roma nuk ishte ideja e tij, por siguroi që Interi e ka dashur më shumë se kushdo tjetër dhe ai ka vetëm falënderime për ata.
Nainggolan është i vendosur të bashkohet me Interin në një marrëveshje prej 24 milionësh që përfshin yllin e Primaveras, Nicolo Zaniolo, dhe Davide Santonin.
Mesfushori belg shprehu kënaqësinë e tij për ribashkimin me Luciano Spallettin, edhe pse ‘Roma vendosi ta shes atë’.
“Unë gjithmonë do të mbaj ngjyrat dhe tifozët e Gialloross në zemrën time, por ishte klubi që donte të më shiste”, ka thënë fillimisht Nainggolan për Gazzetta dello Sport.
“Gjithmonë do të mbaj në zemrën time çdo moment që kam përjetuar me këto ngjyra. E lë Romën pasi kam dhënë gjithçka në këto vite të mrekullueshme”.
“Interi me të vërtetë më donte mua, më shumë se kushdo tjetër. Unë vetëm mund t’i falënderoj ata. Do të gjej një trajner të shkëlqyeshëm si Spalletti dhe jam i lumtur të punoj përsëri me të”.
“Dua të falënderoj çdo tifoz për sezonet që kishim së bashku. Ata gjithnjë më mbështetën dhe treguan dashuri të madhe. Nuk do ta harroj kurrë”.
“Largimi nuk ishte ideja ime, ishte një vendim i bërë nga klubi, por unë isha ai që e respektova”, përfundoi belgu. /Telegrafi/