Fiorentina është pranë transferimit të mesfushorit të Interit, Radja Nainggolan.
Belgu ka qenë në bisedime për t’u kthyer te Cagliari, mirëpo Viola ka ndërhyrë dhe tash është më përpara në negociata për nënshkrimin e tij.
Sky Sport Italia raporton se është shumë pranë që të arrihet marrëveshja për huazim njëvjeçar të 30-vjeçarit , i cili është i interesuar që të kalojë te Fiorentina.
Në marrëveshje pritet të përfshihet edhe opsioni i blerjes në fund të sezonit, ndërsa Interi pritet t’ia mbulojë pagën.
Pronari i Violas, Rocco Commisso, tashmë e ka siguruar transferimin e Kevin-Prince Boateng nga Sassuolo, ndërsa Nainggolan është në radhë. /Telegrafi/