Telegrafi

Nainggolan nuk luan ndaj PSV, Vecino në dyshim

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 28: Radja Nainggolan of Inter Milan during the Group B match of the UEFA Champions League between Tottenham Hotspur and FC Internazionale at Wembley Stadium on November 28, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka zbuluar se Radja Nainggolan është jashtë sfidës vendimtare ndaj PSV-së.

Ndërkohë, në dyshim të madh është edhe Matias Vecino i cili po ashtu është në dyshim për sfidën kruciale të Ligës së Kampionëve.

Nerazzurët kanë nevojë për fitore ndaj kampionit të Holandës, ndërsa duhet të shpresojë se Tottenhami nuk fiton në Camp Nou.

Mauro Icardi i pavërejtur ndaj Juves, Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver

“Nainggolan nuk do të jetë gati me kohë për të martën. E lashë Vecinon në stol sepse ka pasur problem muskular dhe nuk mundi të luajë”.

“Ne do të shohim nëse ai rikuperohet për të martën, por mjeku ka thënë që ta lëmë të psuhojë dhe do të rikuperohet”.

“Duke parë se Roberto Gagliardini dhe Joao Mario nuk janë në listën tonë, është dashur ta lë Borja valeron në stol dhe më pas ta psuhoj Politanon që të jetë në formë për të martën”, deklaroi Spalletti.

Interi humbi nga Juventusi me rezultat minimal 1-0. /Telegrafi/