Telegrafi

Nainggolan drejt largimit nga Interi, ka klube që duan të përfitojnë nga largimi i belgut

Aventura e Radja Nainggolan me fanellën e Interit mund të cilësohet e mbyllur, pasi belgu nuk do të grumbullohet me shumë gjasë për ndeshjen e fundit të vitit ndaj Veronës.

Pas hapjes së afatit kalimtar ai do të largohet nga Interi, ku disa skuadra kanë shfaqur interesim.

Në krye të klubeve që kanë shfaqur interesim është Cagliari, por në garë janë edhe klubet e tjera si Fiorentina, Bologna e Torino.

Interi kërkon ta shes përfundimisht lojtari dhe do të pranonte një shifër prej 7-8 milionë eurosh për kartonin e tij.

Lojtari rikthimin te Cagliari, aty ku luajti për herë të parë në kampionatin italian, por edhe sezonin e kaluar si huazim nga Interi. /Telegrafi/