Telegrafi

Nainggolan: Derbi i Romës shumë më i zjarrtë se sa ai i Milanos

Radjan Nainggolan është njëri nga mesfushorët më të famshëm që ka luajtur në Serie A në vitet e fundit.

Mesfushori belg ka bërë një karrierë të gjatë duke luajtur për Cagliarin, Romën dhe Interin, teksa ka përjetuar edhe dy derbi lokal atë të kryeqytetit dhe tjetrin të qytetit të modës.

Aktualisht anëtari i skuadrës belge Antwerp ka bërë dallimin mes dy derbive lokal, duke thënë se ai i Romës është një derbi për jetë a vdekje, derisa ai i Milanos është sikur të luash një ndeshje mes miqve.

“Derbi në Romë dhe në Milano? Në Romë është çështje jete a vdekjeje, ndërsa në Milano është si të luash një ndeshje mes miqsh”.

“Në Romë të kujtojnë ndeshjen edhe pas disa javësh, ndërsa në Milano ditën pas derbit mund të bësh një xhiro në qendër të qytetit i lirë”, deklaroi Nainggolan.

Gjatë një interviste në OCW Sport, Nainggolan ak folur edhe për dy sulmuesit, Ciro Immobile dhe Edin Dzeko.

Për italianin belgu ka deklaruar se është një sulmues i mirë, por që atij nuk i pëlqen fare, derisa për Dzekon deklaroi se është sulmuesi më i fortë me të cilin ka luajtur.

“Immobile është një sulmues shumë i mirë, por mua nuk më pëlqen”, deklaroi Nainggolan.

“Mua më pëlqejnë lojtarët që bëjnë skuadrën të luajë mirë, si Dzeko, që është sulmuesi më i fortë me të cilin kam luajtur”, ka deklaruar mesfushori belg. /Telegrafi/