Këngëtarët Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë shumë të pëlqyer për këngët e tyre dhe muzikën që kultivojnë.
Dyshja e njohur prej vitesh janë bërë pjesë e ekraneve televizive përmes spektakleve të ndryshme që organizojnë, ndërsa përveç muzikës, merren edhe me biznes.
Ata janë shumë të hapur për publikun në çdo intervistë, por mesa duket ka gjëra që publiku nuk i di për ta.
Duket se çifti në fjalë janë shumë bamirës dhe kanë ndihmuar shumë nevojtarë, ndërsa këtë gjë nuk e kanë bërë të ditur asnjëherë para kamerave.
Ka qenë motra e këngëtares Braha, Lora, ajo e cila në një video-mesazh dërguar motrës në emisionin “Rudina” në TV Klan, ka treguar këtë të vërtet rreth motrës dhe bashkëshortit të saj.
“Një gjë që unë dua të zbuloj për ju është fakti se Mihrija së bashku me Naimin kanë një zemër shumë humane, pasi shumë familjarë i kanë bërë me kulm mbi kokë, dhe këtë nuk e ndanë asnjëherë me askënd. Unë jam ajo që e zbulova këtë të fshehtë për ta, uroj që të mos ma marrin për të madhe”, ka thënë ndër të tjerash Lora.
Në këto momente, fytyra e këngëtares Mihrije Braha ndryshoi pak në mimika sikur nuk donte që ky sekret të zbulohej, megjithatë ishte e lumtur për mesazhin që mori nga më e shtrenjta e saj. /Telegrafi/