Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë emra të njohur të skenës.
Por, me kalimin e viteve, duket se nuk po ndikon kjo në harmoninë e tyre dhe prezencën në rrjetet sociale.
Dyshja kanë shkuar në Maldive për të pushuar e nga aty nuk kanë munguar as fotografitë e as mesazhet romantike.
“Naim <3 Mihrije” është një foto e publikuar ku duket se ata po kalojnë momente të mira bashkë.
Të dy janë të angazhuar në emisionin “Odeon”, ndërsa Mihrija ka edhe dyqanin e saj të fustaneve.
Ata nga martesa e tyre kanë një djalë, Platorin.
Mihrija asnjëherë nuk ka fshehur faktin se ajo mendon se është prej femrave më atraktive në estradë. Madje ajo ka pohuar vazhdimisht ndër vite se ka pasur oferta milionëshe nga politikanë të njohur nga Kosova. /Telegrafi/