Qytetarët e Kosovës sot (e diel) nga ora 07:00 i janë drejtuar kutive të votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për të zgjedhur kryetarët komunal.
Procesi i votimit në raundin e dytë po mbahet në 66 % të vendvotimeve, gjersa deri më tani në Prishtinë kanë votuar 27.15%.
Për të kryer obligimin qytetar nuk kanë munguar as një pjesë e fytyrave publike të cilët këtë e kanë shfaqur edhe përmes rrjeteve sociale.
Këngëtarët Mihrije Braha dhe Naim Abazi në një postim në Instagram kanë bërë të ditur se kanë votuar, ndërkohë që kanë inkurajuar edhe ndjekësit e tyre ta bëjnë të njëjtën gjë.
“Ne votuam, votoni edhe ju”, ka qenë përshkrimi që Mihrija ia ka vënë postimit.
Votues në raundin e dytë janë: 1,260,571 në 21 komuna, ndërsa 575 qendra votimi, 1,638 vendvotime. /Telegrafi/