Telegrafi

Nagelsmann i prinë listës së dëshirave të Laportas për trajner të ri të Barcelonës

Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann po del si një kandidat i madh për punën e trajnerit të Barcelonës, pasi pëlqehet shumë nga presidenti i ri, Joan Laporta.

Sipas mediumit Cadena SER, Nagelsmann vlerësohet përpara trajnerit të Barcës Ronald Koeman në planet e presidentit të ri Laporta për sezonin e ardhshëm.

Është gazetari i njohur Manu Carreno, i cili ka dhënë lajmin duke folur për mediumin El Larguero.

Lexo po ashtu Nagelsmann zbulon arsyen pse e refuzoi Real Madridin në të kaluarën

“Laporta e respekton shumë Koeman por ai nuk do ta nënshkruante atë për projektin e tij”.

“Ai mund të vazhdojë, por i pëlqen më shumë trajnerët e tjerë, përfshirë Nagelsmann”, ka thënë Carreno.

Lexo po ashtu Formacioni startues dhe banka rezervë e Barcelonës nën udhëheqjen e Joan Laportas

Laporta dhe krahu i tij i ri i djathtë, Mateu Alemany, do të duhet të vendosin nga tani deri në fund të sezonit nëse Koeman, i cili ka një kontratë deri në 2022, vazhdon, ose nëse ata synojnë kandidatë të tjerë.

Në anën tjetër, gjermani Nagelsmann ka një kontratë me RB Leipzig deri në vitin 2023. /Telegrafi/