Ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci ka folur sot për furnizimin e nxënësve me teksteve shkollore, gjersa kanë mbetur edhe dy javë deri në nisjen e vitit të ri shkollor.
Nagavci gjatë një konference për media tha se janë duke i shikuar mundësitë të mos ketë vonesa në furnizimin e nxënësve me tekste shkollore.
“Shpresoj të arrijmë me kohë të furnizojmë nxënësit me tekste shkollore, gjithsesi jemi duke shikuar mundësitë të mos ketë vonesa në këtë drejtim. Me aq sa jam njoftuar nga ekipi i cili negocion kontratat për blerjen e teksteve, kam parë anomali mjaft të mëdha. Kam parë tekste shkollore që janë përcaktuar me shuma të mëdha 13, 14-15 euro. Dhe, si Ministri kemi përgjegjësi edhe për përkujdesje ndaj buxhetit të shtetit, përveçse për cilësi të teksteve”, tha Nagavci.
Ndryshe, Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator.
Nagavci ka thënë se tashmë kanë finalizuar kalendarin e vitit të ri shkollor 2023/24. /Telegrafi/