Këngëtari nga Peja, Leonard Matoshi i njohur për publikun si Nadi ka bërë së fundmi një njoftim shumë të rëndësishëm për fansat e tij.
Që tani e tutje, ai do të jetë nën menaxhimin e “On Records”, label në të cilin bëjnë pjesë edhe emrat e rinj si: Getinjo, Kida, Mozzik, Enis Bytyqi etj.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet këngëtari, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, ku tregon se tashmë këngët e tij do të mbajnë vulën e producentëve të njohur Zzap dhe Chriss.
Në fotografi ai shfaqet pranë producentëve të lartëpërmendur dhe menaxherit të kompanisë “On Records” Met Elshanin, teksa në dorë mban kontratën e nënshkruar për bashkëpunimin me këtë label.
“Përshëndetje për gjithë shoqërinë time në ‘Facebook’ me shumë respekt nga unë Nadi , nga sot e kam kënaqësinë që tash e tutje do të jem pjesë e kompanisë më të madhe shqiptare ‘On records'”(sic.), ka shkruar këngëtari në Facebook. /Telegrafi/