Ish-kapiteni i Real Madridit, Nacho Fernandez, shprehu habinë për fitimin e Topit të Artë nga Rodri, duke zbuluar preferencën e tij për ish-shokun e skuadrës Vinicius Jr.
Ceremonia e Topit të Artë 2024 u mbajt në fund të tetorit, por ende ka shumë diskutime pasi çmimi kryesor u fitua nga mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, Rodri.
Shumë njerëz të futbollit dhe futbollistë menduan se ky çmim i takoi sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Jr, i cili përfundoi i dyti në garë, me një diferencë të vogël votash.
I fundit nga ata që mendon se çmimi më i madh individual i takonte Viniciusit është ish-ylli i Real Madridit, Nacho, i cili gjithashtu theksoi se është i lumtur që e fitoi Rodri.
“Unë do t’ia kisha dhënë Viniciusit, ai është numri një. Por, unë jam shumë i lumtur për Rodri”, ka thënë Nacho.
Ndryshe, Vinicius Jr ishte një pretendentë kryesor, duke i impresionuar fansat me aftësitë e tij të jashtëzakonshme, ndërsa fitorja e Rodrit shënoi një përmbysje të papritur saqë braziliani dhe lojtarët e stafi i Real Madridit nuk morën fare pjesë në ceremoni. /Telegrafi/