Telegrafi

Nacho mendon largimin nga Reali, gjashtë klube e duan mbrojtësin spanjoll

Nacho Fernandez. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Nacho Fernandez është duke menduar largimin nga Real Madridi pas shtatë viteve qëndrim në Santiago Bernabeu.

Mbrojtësi spanjoll prej vitit 2013 është pjesë e ekipit të parë të Realit, por asnjëherë nuk ka qenë një titullar i rregullt.

30-vjeçari po shqyrton mundësinë e largimit në Reali në afatin kalimtar veror.

Nacho po kërkon një skuadër që do të luante rregullisht dhe ofertat në drejtim të tij nuk janë të pakta.

Nacho Fernandez. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images for AUDI)

Marca ka raportuar se për Nachon në garë janë gjashtë skuadra, katër nga Serie A dhe dy të tjera nga La Liga.

Inter, Napoli, Roma dhe Lazio janë skuadrat italiane të interesuara për Nachon, derisa Valencia dhe Villareal e duan atë në La Liga.

Zidane e vlerëson shumë lojtarin dhe e sheh si shumë të rëndësishëm, mirëpo vështirë se do të mund ta ndalë edhe më tej në Santiago Bernabeu.

Gjithsesi Reali nuk do ta lejoj largimin e tij pa fituar së paku 20 milionë euro. /Telegrafi/