Telegrafi

“Do na vdes OTR-i”, pjesë nga ‘dissi’ ndaj Noizyt që Cllevio planifikonte të nxirrte

Ka tash e sa ditë që reperët Cllevio dhe Noizy janë kthyer në dy prej emrave më të përfolur të momentit.

Kjo pasi u përfol se Cllevio (emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti), u arrestua nga policia nën akuza që rëndonin nga reperi Noizy.

Mirëpo ky i fundit në një sqarim publik të bërë të hënën, ka treguar se e ka tërhequr aktakuzën ndaj Cllevios dhe nuk do të ndjek rrugën ligjore, ngase vëllai i tij i është lutur që të heqë dorë.

Lexo po ashtu Zbulon në detaje se si nisi ‘sherri’ me Cllevion - Noizy flet për kërcënimet, ofendimet e sharjet nga reperi përkundër tentativës për t’i ulur gjakrat

Ndërkohë, Cllevio në një lidhje direkte me ndjekësit e tij në TikTok, ka interpretuar disa nga vargjet e ‘diss’-it që kishte planifikuar të nxirrte kundër Noizyt.

 

“Je frikacak me Ferrari, Top Channel kape lajmin, do na vdesi OTR-i, O Zot na fal, parashikime….mbreti nga Sukthi, gango lushnjari”, thuhet mes të tjerash në disa prej vargjeve.

Lexo po ashtu Noizy tërheq akuzën ndaj Cllevios: U bëra pishman se nuk dua të përfundojë askush i mbyllur prej meje

Cllevio përndryshe shquhet si një prej emrave më problematikë të estradës, i cili jo pak herë është ballafaquar edhe me autoritetet. /Telegrafi/