Site icon Telegrafi

Myrto Uzuni flet pas fitores ndaj Kosovës

Sulmuesi Myrto Uzuni ndihet i lumtur me golin e shënuar në vëllazëroren e Shqipërisë së fituar ndaj Kosovës.

Dardanët u mposhtën nga Kuqezinjtë me rezultat të ngushtë, ndërsa golat u shënuan nga Bekim Balaj, Myrto Uzuni dhe Vedat Muriqi.

Përvec golit, Uzuni bëri edhe asistimin tek goli i Balajt dhe ndihet i lumtur me paraqitjen.

Lexo po ashtu Shqipëria mposht Kosovën në ndeshjen vëllazërorë që u shënuan tre gola

“Goli më kishte munguar, por mund të them se ndihem mirë që e kalova situatën e vështirë pas coronavirusit”, ka thënë fillimisht Uzuni pas ndeshjes.

“Nuk jam 100 për qind, por mendoj se bëra mirë në krahun e majtë, kjo na dha rezultatin sot”.

“Kalimi te Ferencvaros? Kam kaluar te një ekip më i fortë dhe jam rritur shumë”.

“Ndeshjet e radhës? Duhet të mendojmë fortë për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, për të marrë më të mirën”, përfundoi sulmuesi shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version