Site icon Telegrafi

Muzika dhe filmi e kthejnë Norën në Kosovë

Nora Muçaj ka zbuluar se i ka të realizuara disa këngë për të cilat do të realizojë edhe disa videoklipe së shpejti.

Këngëtarja dhe aktorja është e angazhuar në disa projekte filmime, por së shpejti do të vijë edhe me disa projekte muzikore.

“Unë jetoj në Zvicër dhe punoj në një firmë që nuk ka të bëjë fare as me muzikën as aktrimin dhe kjo është arsyeja pse unë nuk jam më shumë në Kosovë.

“I kam disa këngë të realizuara kanë mbetur vetëm videoklipet për tu realizuar dhe do të publikohen, besoj shumë shpejt do të jenë gati”,tha këngëtarja, transmeton Lajmi.Net.

“Vibrime në mesnatë”,”Patikat i kam diku” dhe ”Stinë dashurie” janë projektet e fundit filmike që Nora ka qenë e angazhuar së fundmi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version