Shkodran Mustafi pritet së shpejti të bëhet me skuadër të re.
Mbrojtësi shqiptar nuk është në planet e Arsenalit dhe ka humbur vendin e titullarit.
Kësisoj klubi anglez i ka kërkuar atij që të gjej skuadër të re dhe e ardhmja e tij duket larg Londrës.
Gjiganti turk Galatasaray është skuadra më e interesuar për t’i fituar shërbimet e mbrojtësit shqiptar.
Sipas medieve angleze, menaxheri i lojtarit ka udhëtuar drejt Stambollit për të biseduar për kontratën e Mustafit.
27-vjeçari dëshiron një kontratë katër vjeçare me klubin nga Stambolli.
Arsenali është gati ta shes shqiptarin kampion bote me Gjermaninë, por dëshiron të fitojë rreth 15 milionë euro nga largimi i tij. /Telegrafi/