Shkodran Mustafi ka reaguar pas ndeshjes ndaj Liverpoolit, e cila përfundoi me barazim.
Arsenali dhe Liverpooli barazuar me rezultat 1-1 në derbin e javës së 11-të në Ligën Premier.
Reds kaluan të parët në epërsi me anë të James Milner, por Arsenali arriti ta barazojë në minutat e fundit me Alexandre Lacazette.
Barazimi i vonshëm ka gëzuar shumë mbrojtësin me prejardhje shqiptare, Mustafin, i cili ka përdorur rrjetet sociale për të dhënë mendimin e tij rreth ndeshjes.
Në postimin e tij, mbrojtësi nga Gostivari ka thënë se është krenar me bashkëlojtarët e tij që nuk u dorëzuan deri në fund.
“Krenar me ekipin dhe shpirtin e treguar”.
“Nuk kam asgjë më shumë për të thënë”, ka shkruar Mustafi në Twitter.
Ndryshe, Mustafi ishte lojtari më i vlerësuar i Arsenalit në këtë takim pasi u vlerësua me notë 7.8. /Telegrafi/
🔙🔛🔝 Proud of the team and the spirit we showed… Nothing more to say 🤫 #sm20 @arsenal pic.twitter.com/sVuMuktWmY
— Shkodran Mustafi (@MustafiOfficial) November 3, 2018