Telegrafi

Mustafi: Fantastike për të nisur sezonin në këtë mënyrë

Arsenali fitoi Superkupën e Anglisë ndaj Chesleat dhe për këtë Shkodran Mustafi është i lumtur.

Edhe pse mbrojtësi shqiptar nuk luajti në këtë takim, ai iu bashkua festës së madhe.

Lexo po ashtu Gjithë duartrokitën Xhakën për sjelljen sportive ndaj Pedros, edhe pse Arsenali ishte duke humbur (Video)

“Community Shield’ na përshtatet mjaft mirë, apo jo? Është me të vërtetë fantastike për të nisur sezonin në këtë mënyrë”, ka shkruar Mustafi në Instagram.

Vlen të theksohet se në këtë takim nga minuta e parë luajti shqiptari tjetër, Granit Xhaka.

Mesfushori i cili asistoi në këtë takim në fund u zgjedh lojtari i ndeshjes. /Telegrafi/