Telegrafi

Mustafi drejt largimit, Arsenali identifikon zëvendësuesit

Shkodran Mustafi (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Shkodran Mustafi mund të largohet në verë nga Arsenali dhe klubi londinez tashmë ka identifikuar zëvendësuesit e mundshëm të tij.

Mbrojtësi shqiptar është duke përjetuar një sezon zhgënjyes me Topçinjtë.

Forma e tij e dobët në këtë sezon ka bërë që Mustafi të kritikohet shumë nga mediat dhe tifozët në Angli.

Lexo po ashtu Tifozët e kritikojnë Mustafin për paraqitjen e dobët, Unai Emery i del në krahë yllit shqiptar

Kështu, drejtuesit e klubit londinez janë të interesuar ta shesin mbrojtësin 27-vjeçar dhe të mbledhin më shumë fonde për transferimet e reja të verës.

Lexo po ashtu Arsenali planifikon ta shesë Mustafin dhe gjashtë lojtarë të tjerë

Sipas mediumit britanik The Sun, Arsenali ka identifikuar mbrojtësi e Barcelonës, Samuel Umtiti, atë të Evertonit, Michael Keane dhe Eric Baillyn e Manchester Unitedit si zëvendësime të mundshme për Mustafin.

Umtiti është vendosur të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit, ndërsa Keane ka qenë në radar të Arsenalit edhe para transferimit te Evertoni.

Francezi kushton 65 milionë funte, Keane rreth 50 milionë, ndërsa Bailly vlerësohet 35 milionë.

/Telegrafi/