Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar të gjithë ata që dolën kundër demarkacionit me Malin e Zi, duke i lënë fajtor për mos-liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Sot është dita kur duhet të turpërohen të gjithë ata që duke shpikur dhe duke u bërë avokat të një kauze të rrejshme penguan liberalizimin e vizave për Kosovën, derisa Ukraina dhe Gjeorgjia fituan për qytetarët e tyre”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/