Site icon Telegrafi

Mustafa thotë se Demarkacioni ishte temë e takimeve në New York

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili po qëndron në SHBA, ka folur për agjendën e takimeve në New York.

Ai ka folur edhe lidhur me procesin e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, duke thënë se kjo çështje na është shtruar gati në të gjitha takimet që kishte.

Lexo po ashtu Mustafa mori përkrahjen e SHBA-ve dhe shteteve të tjera për Kosovën (Video)

“Ne duhet t’i përmbushim detyrimet të cilat i kemi dhe detyrimi përfundimtar që tani ka mbetur që ta përmbushim është ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi . Është një çështje e cila është e patejkalueshme sa i përket përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Por, mund t’ju them se kjo çështje nuk është diskutuar vetëm nga ta, kjo çështje na është shtruar gati në të gjitha takimet që i kemi pas”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Exit mobile version