Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka takuar ish-përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton, në Londër.
Sipas njoftimit për media, në këtë takim është diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit më të thellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në disa fusha të sigurisë.
Në njoftim thuhet se të dy vendet janë vende mike ngushtë të lidhura me njëra-tjetrën andaj nuk ka asnjë pengesë që bashkëpunimi të zgjerohet.
Gjatë takimit, Mustafa iu falënderua Ashton për angazhimin e saj për Kosovën, si dhe u shpalosën modalitete të veprimit në të ardhmen. /Telegrafi/