Site icon Telegrafi

Mustafa takoi ambasadorin gjerman, e njofton për rrjedhjen e bisedimeve me Vetëvendosjen   

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ndërsa kanë biseduar për rrjedhjen e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje drejt formimit të koalicionit bashkëqeverisës.

Në njoftim thuhet se Mustafa e falënderoi ambasadorin Heldt për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset.

“Po ashtu, Mustafa e njoftoi z. Heldt për rrjedhën e bisedimeve me LVV-në drejt formimit të koalicionit bashkëqeverisës”, thuhet në njoftim.

Heldt falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version