Site icon Telegrafi

Mustafa takohet me administratorin e USAID-it, flasin për forcimin e sistemit politik dhe të drejtësisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë, Avdullah Hoti, janë takuar me administratorin e USAID-it, Mark Green, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett dhe drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno.

Sipas njoftimit të Zyrës për Informim të LDK-së, Mustafa e falënderoi administratorin Green për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës përmes projekteve zhvillimore.

Po asht, ai shprehu mirënjohje për rolin e USAID-it në zhvillimin e Kosovës, forcimin e sistemit politik dhe atij të drejtësisë, nxitjen e një shoqërie civile dinamike dhe për zhvillimin ekonomik.

Mustafa thuhet se ka biseduar edhe për projekte të cilat thellojnë bashkëpunimin me USAID-in, organizatë e cila promovon dhe demonstron vlera demokratike anembanë botës. /Telegrafi/

Exit mobile version