Site icon Telegrafi

Mustafa: Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka arsye të pezullohet dekreti i Thaçit

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se janë të gatshëm që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Jemi të gatshëm që në çdo moment të shkojmë në Kuvend e të bëhet qeveria, por jemi të gatshëm të respektojmë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese sa i përket këtij procesi. Ne jemi të bindur se procesi është i rregullt dhe nuk ka asnjë shkelje”, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së,  shtoi më tej se Gjykata Kushtetuese nuk ka arsye të merr masë të parakohshme ndaj dekretit të presidentit Thaçi.

“Në asnjë rast nuk ka arsye që të merret masë e parakohshme ndaj dekretit të Thaçit sepse konsiderohet që të gjitha arsyet që janë dhënë në kërkesën e VV-së janë paragjykime dhe të pabazuara”, ka thënë ai.

Kurse sa i përket arritjes së koalicionit me Aleancën Kosova e Re, Mustafa tha se janë pajtuar që AKR të jetë pjesë e Qeverisë.

“Me AKR-në nuk e kemi kryer koalicionin mirëpo ne parim jemi pajtuar që të jenë pjesë e Qeverisë”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version