Telegrafi

Mustafa sfidon Muratin: Publiko rrogën ministër

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka sfiduar ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, që ta publikojë pagën e tij të cilën e ka marrë këtë muaj me Ligjin e ri të Pagave.

Mustafa përmes një statusi në rrjetin social në Facebook kapublikuar se sa e ka pas pagën si ministër gjatë vitit 2021, duke kërkuar që të njëjtën gjë ta bëjë edhe ministri Murati.

“E sfidoj Hekuran Muratin ta publikojë pagën e tij për muajin shkurt 2023. Paga ime e ministrit për muajin shkurt 2021 ka qenë 1.208,42 euro. Shihni SMS që kam pranuar nga banka”, ka shkruar Murati.

Ai po ashtu pyeti ministrin: “Hekuran, sa qindra euro ja ke rritë pagën vetes?!”. /Telegrafi/