Telegrafi

Mustafa: PTK njëherë nuk privatizohet, 4G lansohet me 28 prill

Drejtori gjeneral i Post-Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, tha se situatën në të cilën e ka gjetur PTK-të vërtetonte percepcionin se një gjigand ka ngecur në zhvillim dhe e ka humbur shkëlqimin që e ka pasë.

I ftuar i emisionit “Rrokum Roll me Fidan Jupollin në TV Rrokum, ai ka theksuar se PTK ka punëtorë të mirë e të kualifikuar po që me kalimin e kohës janë neglizhuar nga struktura politike.

Ai ceku planet dhe ambiciet e operatorit VALA, sipas të cilit ka qenë e edhe ka mbet lider dhe operator pa konkurrencë në treg.

“Shume shpejtë, më 28 prill, ka me u lansu oferta 4G. Kjo ka me qenë oferta e parë në Kosove dhe në Shqipëri që ofron kapacitet të tillë për shfrytëzuesit. Jemi ne fazën testuese dhe presim që me 28 prill zyrtarisht të nis lansimi”, tha Mustafa.

Sa i përket privatizimit te PTK-së, Mustafa theksoi se ajo nuk duhet të privatizohet pa një stabilitet financiar dhe teknologjik.

Ai pranon se ka pasë një pozicion monopolistik dhe se kjo e ka krijuar një komoditet në qëndrimet e menaxhmentit.

“Në VALA ende mendohet në mënyrë monopolistike, duke besuar se nuk ka shumë nevojë që të ndiqet e të afrohet klienti, sepse edhe ashtu ata zakonisht kane ardhur në VALA. Por, ky pozicion do të rishqyrtohet”, tha ai. “Në VALA ka duplifikime, bile edhe triplikime të departamenteve, gjë që ka shkaktuar që marrja e një vendimi të kalojë nëpër një mori zyrash e duarsh dhe kjo e bën Valën jo konkurrente sepse kompetitori del ma shpejt në treg dhe e merr tregun”. /Rrokum/Telegrafi/