Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar sërish rreth bisedimeve që po bëhen me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë.
Mustafa pas takimit të Kryesisë së LDK-së ka thënë se janë të gatshëm t’i vazhdojnë takimet me LVV-në, shkruan Telegrafi.
“Ne qoftë së zotëri Kurti lajmërohet ne jemi të gatshëm të takohemi të bisedojmë”, ka thënë ai shkurtimisht para mediave, përcjell Telegrafi.
Kreu i LDK-së, edhe të hënën ka thënë se dëshirojnë një koalicion të qëndrueshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.
Mustafa ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e partisë se në marrëveshje me LVV-në duhet përfshirë të gjitha pozitat.
Ndryshe, LVV dhe LDK tash e një kohë janë duke zhvilluar takime, ku kanë harmonizuar shumicën e programeve qeverisës, mirëpo bisedimet kanë ngecur tek pozita e presidentit, ku LDK po kërkon të përfshihet në marrëveshje, kurse LVV po e kundërshton këtë.
Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 26 dhjetor në ora 15:00, sipas vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. /Telegrafi/