Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa nëpërmjet një shkrimi të bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka përshëndetur aksionin e ndërmarrë nga Policia e Kosovës kundër krimit të organizuar.
Mustafa ka thënë se krimi i organizuar nuk njeh etni, dhe se zbatimi i drejtësisë nuk duhet ta shqetësoj askënd dhe as Serbinë, transmeton Telegrafi.
Shkrimi i plotë:
“Të nderuar qytetarë
Duhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në tërë territorin e Republikës.
Krimi i organizuar nuk njeh etni, ashtu siç nuk duhet të njoh as ligji.
Të gjithë ata, shqiptarë, serbë, boshnjakë etj, zyrtarë e jo zyrtarë duhet të përgjigjen në mënyrë të barabartë para ligjit për veprimet e dëmshme që po ia shkaktojnë vendit.
Drejtësia nuk guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve.
Zbatimi i drejtësisë nuk duhet ta shqetësoj askënd dhe as Serbinë, nëse ata nuk janë të involvuar në këto veprime kriminale”./Telegrafi/